Berisha: Një debat, një mendim ndryshe në opozitë, mediat e shndërrojnë për të fshehur vjedhjet e qeverisë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, theksoi se edhe një debat i vogël ose një mendim ndryshe brenda opozitës shpesh shndërrohet nga mediat në çështje kryesore, vetëm për të fshehur vjedhjet dhe aferat e qeverisë.
Ai nënvizoi se, në kushtet e një narkodiktature, me shtypjen e pluralizmit dhe kontrollin e medias, reagimi opozitar nuk mund të jetë gjithmonë i menjëhershëm, dhe kjo krijon një apati mes qytetarëve. Berisha theksoi gjithashtu se çdo debat brenda Partisë Demokratike duhet të shërbejë për të forcuar angazhimin dhe afrimin e vlerave më të mira të partisë, duke kontribuar të gjithë anëtarët dhe mbështetësit, veçanërisht të rinjtë.
Sipas tij, ky bashkim dhe analiza e brendshme e PD-së do të ishte çelësi për një sukses të vërtetë në përballjen me sfidat e qeverisë dhe mbrojtjen e interesit publik.
Pjesë nga deklarata:
Nuk është se opozita nuk ka dobësi, por në kushtet e një narkodiktature, ju duhet të realizoni se, jo në çdo kohë ka disponibilitet për reagimin. I gjithë problemi është ky.
Sot për fatin më të keq vrasja masive e shpresës nga narkodiktatura, shtypja e pluralizimit, dhe kontrolli pothuajse total i mediave, dhe censura, kanë bërë që njerëzit të kenë një apati.
Përsa i përket Partisë Demokratike. PD me vonesë për shkak të raportit ndërkombëtar për zgjedhjet i cili duhej të dilte patjetër sepse po bëheshin përpjekje të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin fillestar, dhe në rast se PD angazhohej në debatin e brendshëm, gjithçka i shkonte në interes Edi Ramës.
Shiko, ndiqni lajmet të cilat janë një fuqi e jashtëzakonshme. Çfarë ndodh?Një debat i vogël ndodh diku mes opozitës, ose një mendim ndryshe, gjëja më normale. Sesi studiot televizive e shndërrojnë në çështje kryesore, vetëm e vetëm për të maskuar dhe fshehur para qytetarëve aferat e mëdha, më kosto dhjetëra e qindra milionë eurosh, të taksave të tyre.
Kështu që nëse ky qëndrim u mbajt, u veprua drejt sepse qeveria po bënte gjithçka për të diktuar ndryshmin e raportit të vëzhguesve ndërkombëtar, dështoi në këtë përpjekje plotësisht.Atëherë në do të bëjmë analizën tonë, dhe ju e çdo anëtar e mbështetës i PD është i ftuar të kontribuojë. Ju thoni se duhen të rinj. Unë jam 100% dakord me ty, vetëm se këta të rinj nuk zbresin nga qiellin, por duhet ti afrojmë ne, ti afroni ju, duhet ti afrojnë mbarë demokratët. Pra nëse hyjmë në këtë proces, dhe të hyjmë në këtë proces me vendimin se, secili nga ne do të kontribuojë në afrimin e vlerave më të arrira drejt PD-së.
Ky do të ishte mendoj unë suksesi më i madh i analizës tonë.