Zjarr në orët e para të mëngjesit në Sarandë, shkrumbohet lokali, pronari i përfshirë në ngjarjen e...
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e kaluar lokalin “Bumble Bee” në Ksamil, rreth orës 03:10, duke e shkatërruar plotësisht biznesin me konstruksion druri.
Lokali i përket shtetasit K. I., 41 vjeç, i cili e kishte marrë me qira nga shtetasi Ramadan Zoto, i njohur edhe si Ramadan Canaj, 42 vjeç, aktualisht i paraburgosur për plagosjen e dy personave më 17 korrik në Sarandë.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme për shkak të djegies totale të strukturës së drurit.
Hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.