Pas gati 48 orësh shuhet zjarri i dhunshëm në Hong Kong, 94 të vdekur
Qeveria e Hong Kongut ka njoftuar se pas gati 48 orësh pune të vështirë nga zjarrfikësit, kanë përfunduar operacionet e shuarjes së zjarrit të fuqishëm që shpërtheu në mesditën e së mërkurës dhe që shkatërroi 7 nga 8 kullat rezidenciale të Wang Fuk Court, në distriktin verior të Tai Po.
Sipas buletinit të fundit të publikuar, numri i të vdekurve ka arritur në 94, ndërsa të plagosurit janë 78. Nuk dihet ende numri i të zhdukurve.