Intelektuali Zai Fundo përjetësohet në Korçë në Ditën e Flamurit/ Këlliçi: Viktimë e regjimit të Hoxhës!

Një simbolikë me rëndësi të madhe për trashëgiminë kulturore të jo vetëm Korçës, por edhe të gjithë Shqipërisë, e ka konsideruar ligjvënësi demokrat, Bleind Këlliçi, vendosjen e monumentit të Llazar "Zai" Fundos në qytetin juglindor.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se Zai fundo, u bë shumë herët viktimë e regjimit kriminal të Enver Hoxhës, pasi ky i fundit nuk toleronte t asnjë personalitet të shquar i cili mund të hidhte hije mbi mediokritetin dhe banalitetin e tij.

‘Një figurë e tillë shumë-përmasore meriton të kujtohet, që shoqëria shqiptare, në veçanti brezat e rinj, të vetë-dijësohen për personalitetet historike dhe hijen që la mbi ta pesha e madhe e padrejtësive të diktaturës’, përmbyll mesazhin e tij deputeti i PD, Belind Këlliçi.

Statusi

Vendosja e monumentit të Llazar "Zai" Fundos, është një akt simbolik me domethënie të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të qytetit të Korçës dhe gjithë Shqipërisë.

Zai Fundo qe një intelektual i jashtëzakonshëm korçar, kujtesën e të cilit nuk mund të mos e përmend në nivel personal, pasi ka qenë student në Bashkimin Sovjetik (1924-1930) bashkë me gjyshin tim, Reshat Këlliçin.

Ai u bë shumë herët viktimë e regjimit kriminal të Enver Hoxhës, i cili nuk toleronte dot asnjë personalitet të shquar i cili mund të hidhte hije mbi mediokritetin dhe banalitetin e tij.

Vlen të përmendet se Zai Fundo, përpos aktivitetit të tij politik aq të përfolur nga historiografia komuniste, është edhe një nga arkitektët e Europës moderne.

Një figurë e tillë shumë-përmasore meriton të kujtohet, që shoqëria shqiptare në veçanti brezat e rinj të vetë-dijësohen për personalitetet historike dhe hijen që la mbi ta pesha e madhe e padrejtësive të diktaturës.