Kamioni përplaset me një makinë në autostradën Tiranë-Durrës, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar mbëmjen e kësaj të premteje në autostradën Tiranë-Durrës.

Një kamion mallrash me targa të Kosovës është përplasur me një makinë, për pasojë kjo e fundit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona që ndodheshin në makinë, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë lagështia në rrugë.