", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/November/28/auto_tirana-partizani11764356210.jpg", "width": 900, "height": 583 } }

Tirana–Partizani në ‘Air Albania’, klubi bardheblu jep lajmin e rëndësishëm për tifozët

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, i planifikuar të luhet më 7 dhjetor në kuadër të javës së 15-të të Superiores, ka marrë sot një zhvillim të rëndësishëm. Bardheblutë kanë vendosur të surprizojnë tifozët duke zyrtarizuar, plot 9 ditë para ndeshjes, stadiumin ku do të zhvillohet sfida e shumëpritur.

Klubi njoftoi se derbi do të luhet në “Air Albania Stadium”, ndërsa paralelisht janë hapur edhe shitjet e biletave për këtë supersfidë, që konsiderohet jetike për objektivat e të dyja skuadrave.

Çmimet e biletave për derbin

Tirana ka publikuar edhe tarifat zyrtare për sektorët e ndryshëm të stadiumit:

  • Tribunat S dhe N (pas porte): 500 lekë të reja
  • Tribuna E: 1000 lekë të reja
  • Sektoret e sipërm: nga 3000 lekë të reja
  • Tribuna VIP: 5000 lekë të reja

Interesi për ndeshjen pritet të jetë shumë i lartë, ndërsa klubi bardheblu synon të krijojë atmosferën më të zjarrtë të sezonit në “Air Albania”, teksa përgatiten për një nga sfidat më vendimtare të kampionatit.

View this post on Instagram

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)