BESA: Na refuzuan amendamentin për shkollën e Kosturnicës

Teksa ekipi jonë inspektonte gjendjen e shkollës së Kosturnicës, aktivistë të Lëvizjes Besa nga ky fshat, deshën të rikujtojnë faktin se partia e tyre ka propozuar amendament për këtë shkollë por Qeveria ua ka refuzuar. Sipas vlerësimeve të tyre, ndërtimi i shkollës e cila ka bazamentin dhe ka katin e parë të mbuluar, nuk do të kushtojë më shumë se 25 mijë euro. Shejnur Osmani nga kjo lëvizje kërkoi që të pranojnë propozimin dhe të ndajnë mjete simbolike për ndërtimin e kësaj shkolle.

“Lëvizja Besa-dega Kumanovë, kërkon nga Qeveria që të vendos në funksion arsyen, të pranojë amendamentin për shkollën e Kosturnikut dhe tju dalin në ndihmë nxënësve të këtij fshati, me të vetmin qëllim, që edhe këta nxënës të kenë mundësi që vitin e ri shkollor ta fillojnë në objekt të ri. Poashtu përkujtojmë qeverinë se arsimi fillor është obligativ, dhe si i tillë qeveria obligohet që ti sigurojë kushtet e nevojshme për zhvillimin e arsimit” , deklaroi Shejnur Osmani, Lëvizja Besa.