'43 ditë pritje për një përgjigje', Malltezi akuzon KLP-në dhe ILD-në: Po mbrojnë shërbëtorët e Ramës

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Jamarbër Malltezi shprehet se prej 43 ditësh ka nisur ankimet pranë KLP-së dhe ILD-së lidhur me, sipas tij, “30 falsifikime dhe shpërdorime detyre” të kryera nga prokurorët Kraja dhe Millonai.

Malltezi denoncon se Këshilli i Lartë i Prokurorisë i është përgjigjur vetëm pas 29 ditësh, me një paragraf të shkurtër që, siç thotë ai, synon t’i heqë përgjegjësinë vetes. Ndërkohë, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, sipas tij, vetëm pas kalimit të 40 ditëve i ka caktuar një numër materialit të depozituar.

Për Malltezin, ky është një shembull domethënës që tregon se vetë organet e drejtësisë shkelin afatet ligjore, vetëm për të mbrojtur siç i quan ai “shërbëtorët e Edi Ramës.”

Postimi:

Para 43 ditësh nisa ankimet tek KLP dhe ILD lidhur me 30 falsifikime dhe shpërdorime detyre nga dy prokurorët Kraja dhe Millonai. KLP mori 29 ditë për të kthyer 1 paragraf përgjigje që po e heq nga vetja.

ILD vec pas të 40-ave i cakton një numër materialit të depozituar. Shembull që tregon se vetë organet e drejtësisë shkelin vetë afatet veç për të mbrojt shërbëtorët e Edi Ramës.