Ditëlindja e Adem Jasharit/ Berisha: Kryetrimi legjendar i kombit tonë që shndërroi Prekazin në 'Krujën e dytë të Shqiptarëve'
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, në një postim në Facebook ka përkujtuar komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në ditëlindjen e tij.
Berisha e cilëson Jasharin “kryetrimin që Zoti ia dhuroi kombit”, duke e lidhur datën e lindjes së tij me ditën e festës kombëtare. Ai shkruan se Adem Jashari e shndërroi Prekazin në “Krujën e dytë të Shqiptarëve”, duke mbetur simbol i sakrificës dhe heroizmit kombëtar.
Në postim, Berisha ka ndarë edhe disa fotografi nga Prekazi, si dhe nga periudha e fillimeve të rezistencës së armatosur me “grupin e legjendarëve që bënë Kosovën dhe shqiptarët të lirë”.
“Kryetrimit legjendar të kombit tonë, heronjve dhe të rënëve që çliruan Kosovën dhe bënë të lirë shqiptarët – nderim përjetë”, shkruan Berisha.
Postimi i plotë:
Duke nderuar komandantin legjendar Adem Jashari në ditëlindjen e tij!
Miq, duke nderuar Adem Jasharin kryetrimin që Zoti ia dhuroi kombit ditën e festës kombëtare, burrin që shndërroi Prekazin në Krujën e dytë të Shqiptarëve. Në fotot tjera tek Jasharët në Prekaz, dhe në kohërat e fillimit me grupin e legjendarëve që bën Kosovën dhe shqiptarët e lirë
Nderim përjetë Kryetrimit legjendar të kombit tonë, heronjve dhe të rënëve që çliruan Kosovën dhe bën të lirë shqiptarët!