113-vjetori i Pavarësisë/ Berisha bën urimin e veçantë për Ditën e Flamurit
Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha ka ndarë një urim të veçantë për Ditën e Flamurit, me këngën e këngëtares rumune Andreea, e njohur për interpretimet e saj të këngëve shqiptare.
“Miq, zgjodha urimin e Andreeas, këngëtares rumune që aq bukur i këndon këngët tona, për t’ju uruar edhe një herë gëzuar Ditën e Flamurit,” shkruan Berisha në një postim në rrjetet sociale.
Urimi vjen në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit Kombëtar.