Fluks i shtuar në pikën kufitare të Kapshticës gjatë ditëve festive, pritje në rradhë për të kaluar në Greqi
Në pikën kufitare të Kapshticës është regjistruar një fluks i shtuar i mjeteve, pasi dhjetra drejtues po përpiqen të kalojnë drejt shtetit grek në këto ditë festash dhe fundjave. Sipas burimeve zyrtare, pala shqiptare po punon me tre sportele në dalje për të lehtësuar kalimin e automjeteve.
Megjithatë, pala greke po përdor një sistem të ri, i cili herë pas here po has në probleme teknike, duke sjellë vonesa dhe radhë të gjata automjetesh.
Aktualisht, shumë mjete po presin në radhë për të kaluar kufirin drejt Greqisë.
Qytetarët këshillohen të planifikojnë udhëtimet me kohë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve kufitare për të shmangur vonesat.