Paul Scholes tregon pse po e zhgënjen Manchester United

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes, shprehu zhgënjimin e tij për situatën e mesfushorit, Kobbie Mainoo, nën urdhrat e trajnerit Ruben Amorim.

“Djajtë e Kuq” kanë nisur një sezon të përzier pasi filluan mirë dhe me fitore, por së fundmi kanë humbur hapin dhe renditen në vendin e 10-të të Ligës Premier pas 12 ndeshjeve të zhvilluara.

Megjithatë, diçka që nuk ka ndryshuar nga sezoni i kaluar është minutazhi i mesfushorit anglez, Mainoo, i cili po shihet si zgjidhje e dytë apo e tretë e trajnerit Amorim për ekipin e tij.

Duke folur në Sky Sports pas vështirësive të United këtë sezon dhe rolit të zvogëluar të Mainoo nën drejtimin e Amorim, legjenda e klubit, Scholes, shprehu zhgënjimin e tij për situatën e mesfushorit.

“Një nga gjërat më zhgënjyese për mua është mungesa e Kobbie Mainoo në ekipin e Manchester United”, ka thënë fillimisht Scholes.

“E pamë sa i mirë ishte ai 18 muaj më parë, dy vjet më parë, dhe për ndonjë arsye kjo nuk i ka ndodhur tamam”.

“Trajneri nuk duket se e pëlqen shumë, por të gjithë i dimë cilësitë që ka”, përfundoi legjenda e Unitedit.