Qarku Fier/ Lumenjtë Seman dhe Vjosë nën vëzhgim, zonat e ulëta rrezikojnë përmbytje

Qarku Fier

Lumi Seman ka shtim të prurjeve për shkak të shkarkimeve nga Hidrocentrali i Banjës. Në disa zona të ulëta ka pasur dalje nga shtrati, edhe pse brenda argjinaturave, duke rrezikuar sipërfaqet përreth.

Monitorimi i lumenjve Vjosë dhe Seman vazhdon për të parandaluar përmbytjet dhe probleme të tjera hidrologjike.

Për pjesën tjetër, situata është e qetë:

Akset rrugore, kombëtare dhe rurale, janë të kalueshme normalisht.

Furnizimi me energji elektrike dhe ujin e pijshëm po funksionon normalisht.

Hidrovorët janë në gjendje pune dhe gatishmëri të plotë.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe do të informohen qytetarët për çdo zhvillim të ri.