Fshatrat e Bulqizës zbardhen nga dëbora, mungesa energjie në disa zona

Zbardhen nga dëbora disa fshatrat në Bulqizë, pasi reshjet kanë vijuar që prej orëve të mëngjesit, shoqëruar edhe me temperatura nën zero.

Në aksin nacional Bulqizë – Ura e Çerenecit raportohet prezencë akulli në disa segmente të rrugës.

Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën, pasi akulli e bën qarkullimin të rrezikshëm.

Ndërkohë, kompania mirëmbajtëse është kërkuar per hedhjen e kripës për shmangien e akullit.

Raportohet gjithashtu për mungesë energjie elektrike në disa fshatra të Bulqizës, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.