SYRI TV/ Goditet banda që trafikoi 1.3 ton kokainë, në grup oficeri i policisë së anti-terrorit
Gjykata e Breshias ka lëshuar 24 masa sigurie në kuadër të hetimit për një organizatë kriminale shqiptare që kanë trafikuar 1. 3 ton kokainë nga Amerika latine drejt Italisë. 10 masa sigurie jane ekzekutuar ne Itali ndersa 6 anetare te tjere te grupit ndodhen ne Shqiperi, nga te cilet 3 jane arrestuar dhe 3 te tjere ndodhen ne kërkim. Prokuroria italiane ka sekuestruar ngarkesë droge në vlerën 12 milionë euro, 550 mijë euro cash si dhe prona në vlerën 3 milionë euro. Pjesë e organizatës kriminale ishte edhe Igli Haxhiaj, oficer i Policisë Shqiptare në sektorin e Anti-terrorit, I cili u arrestua në Shqipëri si pjesë e kësaj organizate.
Itali, Shqipëti, Angli dhe Francë është një operacion ndërkombëtarë kundër trafikut të drogës ku janë të përfshirë edhe zyrtar të policisë shqiptare. Gjykata e Breshias ka lëshuar në total 24 masa sigurie, 10 nga të cilat janë ekzekutuar në këtë qytet ndërkohë, me urdhër të SPAK në Tiranë është arrestuar oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se kishte lidhje me klanet shqiptare të trafikut të drogës. Ai dyshohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën tek Forcat Operacionale ka dekonspiruar hetimet. Ndërkohë që nga operacioni që ka si qëllim goditjen e grupeve kriminale shqiptare të trafikut të drogës mësohet se pjesëtarët e këtyre grupeve kanë trafikuar drejt Italisë 1.3 tonë kokainë në vitet 2020-2025. Kanë qenë bisedat mes anëtarëve të grupit që kanë zbardhur aktivitetin e tyre kriminal, por edhe përgjime telefonike.
Nga dosja hetimore bëhet me dije se droga nisej nga Amerika e Jugut dhe transportohej në Evropë përmes linjave detare tregtare drejt porteve kryesore të Evropës së Veriut. Më pas, kokaina nisej drejt Italisë e fshehur në kamionë të tonazhit të rëndë, duke përdorur rrugë të sofistikuara logjistike që shmangnin kontrollet e zakonshme. Ndërkohë, heroina transportohej nga Shqipëria në drejtim të Italisë, përmes autobusëve. Sipas mediave Italiane, shoferët e autobusëve shpesh nuk ishin në dijeni, ndërsa shoferët e kamionëve ishin bashkëpunëtorë të klaneve.
Pasi droga mbërrinte në Itali, ishin po anëtarët shqiptarë që më pas e shpërndanin në 6 baza logjistike të vendosura në territorin italian, që funksiononin si qendra të vërteta magazinimi dhe shpërndarjeje. Kryesisht grupi shqiptar i kishte bazat në dy provinca në Breshia, Rovato dhe Palazzolo. Këto magazina drejtoheshin nga persona të rekrutuar nga rrjeti, ndërsa rolin e shpërndarjes dhe mbledhjes së parave e kishin anëtarë të tjerë të organizatës, shumë prej të cilëve shtetas shqiptarë të stabilizuar në Itali. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu sekuestrimin parandalues të pasurive me vlerë rreth 3 milionë euro, të cilat konsiderohen si përfitime direkte nga trafiku i drogës.
Hetimet tregojnë se shumat e mëdha të parave dërgoheshin te drejtuesit e organizatës me anë të “money mules” ku përdoreshin edhe shoferë shqiptarë që operonin në linjën Itali–Shqipëri, të gatshëm të transportonin sasi të mëdha cash-i. Gjatë fazave paraprake të operacionit, autoritetet kishin arrestuar tashmë 10 persona, si dhe kishin sekuestruar 130 kg drogë (kokainë dhe heroinë), 550.000 euro në para të gatshme, 10 automjete të përdorura për transport, 1 armë zjarri Kjo sasi e drogës, po të hidhej në treg, do të gjeneronte rreth 12 milionë euro fitime.