‘Rama, debat-kurth për mbulimin e çështjes’/ Saraçi: Në këtë dosje, u godit direkt Belinda Balluku!
Në qendër të një debati publik është vendosur roli i ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe fuqia e saj politike, teksa hidhen akuza të rënda për një skemë korruptive të mirëfilltë, e cila dyshohet se kontrollohet nga nivelet më të larta të qeverisë.
I ftuar në ‘Çim Peka Live’, kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi dha detaje për atë që e cilëson si një "debat kurth" të orkestruar nga kryeministri Edi Rama, me qëllim devijimin e vëmendjes publike nga thelbi i çështjes – abuzimi me fondet publike – drejt ligjshmërisë së një pezullimi administrativ të zëvendëses së tij, Belinda Balluku.
Fuqia e ministres Balluku, e cila ka menaxhuar rreth 60% të buxhetit të shtetit, sipas Saraçit, buron nga dijenia e saj mbi skema abuzive që implikojnë direkt edhe kryeministrin Rama, dhe si shembull i këtij abuzimi u soll rasti i tunelit të Llogarasë, ku pretendohet se Balluku ka vepruar me urdhra "nga lart", duke mos qenë e vetmja përgjegjëse.
Kjo situatë, sipas gazetarit Saraçi i ka dhënë ministres mundësinë të shantazhojë kryeministrin, duke e detyruar këtë të fundit të spostojë diskursin publik dhe të tentojë bllokimin e çështjes edhe në rrugë ligjore.
Ndryshe nga hetimet e mëparshme për afera si ajo e inceneratorëve, ku SPAK u përqendrua te nivelet e ulëta duke anashkaluar "kupolën drejtuese", në këtë dosje goditja duket se ka ardhur direkt nga sipër, thekson ndër të tjera Saraçi. Ky ndryshim strategjie nga ana e organit të akuzës shihet si një zhvillim i rëndësishëm, teksa hetimet e SPAK po zgjerohen, duke marrë në pyetje edhe biznesmenë, përfshirë edhe të huaj, të lidhur me tenderat nën hetim.
Edi Rama ka ngritur një debat kurth për sa i përket mbulimit të çështjes. Pra, e ka spostuar të gjithë vëmendjen tek ligjshmëria e pezullimit. Po kjo është e qëllimshme. Dhe e ka devijuar pikërisht për të mbyllur atë çfarë janë në dosje., Belinda Balluku ka drejtuar, ka menaxhuar 60% të buxhetit të shtetit. Abuzimet në Ministrinë e Belinda Ballukut nuk mund të bëheshin vetëm me konfirmimin e Belinda Ballukut. Ke rastin konkret të tunelit të Llogarasë.
Nuk është Belinda Balluku, e thotë vetë Belinda Balluku që ka urdhër nga X-i, Y-i e Z-ta, që mos t'i përmend se merr dhe gjobë nga AMA. Pra, duke qenë që është i përfshirë edhe kryeministri i vendit, prandaj Belinda Balluku e shantazhon dhe të bëhet dhe spostimi i diskursit publik, por edhe rruga ligjore për ta bllokuar Gjykatën Kushtetuese.
Pra, është e qëllimshme. Por unë dua, dua të dal tek thelbi, ajo që, që përmendi dhe Shkullaku pak më parë. Ore, duhet të jetë diskutimi, ore lekët ku shkuan, kush i vodhi tenderi? Ajo çfarë bie në sy në këtë dosje... Po patjetër janë bashkë, sepse e ke përgjime. Ky thotë, ore, ku e dimë ne që na vodhi. Po tani është e vetmja dosje. Kemi inceneratorin. Inceneratorin ne e kemi zbuluar që SPAK-u shkoi deri tek bariu te çobani në Greqi, tek babai i Alqi Bllakos, tek roja i ministrisë, te sekretari i X drejtorie dhe nuk u mor me kupolën drejtuese se kush bëri tenderin. Edhe tek sterilizimi kemi parë të njëjtën gjë, dhe në tendera të tjerë kemi parë të njëjtën gjë. Kurse në këtë dosje ka ndodhur e kundërta. Në këtë dosje goditja është bërë sipër, është bërë direkte te Belinda Balluku.
Dhe të jap dhe një emër, ja po të them, të them një emër. Një personazh kyç që qarkullon, qarkullon mesazhe dhe dokumente mes njëri-tjetrit, është Vjola Haxhiademi, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Transporteve, e cila sot vijon të jetë në detyrë. Dhe SPAK as nuk e ka marrë të pandehur, as e ka akuzuar, edhe të tjera me radhë. Ndërkohë që është personazh kyç. Në dosje të tjera, personazhe të tilla ishin ata që sakrifikoheshin për eprorët e tyre. Kurse në dosjen aktuale është goditja direkt. Ajo çfarë ka ndodhur në këto ditë nga SPAK, është që janë marrë në pyetje dhe biznesmenët që janë të përfshirë në këto tendera.
Marrja serioze është, është frika e biznesmenëve. Është pika e parë. Që janë të rritur, janë marrë në pyetje dhe madje edhe zyrtarë dhe biznesmenë të huaj. Nuk di unë të ta them në kanë shkuar deri në marrjen e përgjigjeve, marrjen e përgjigjeve nga kompania turke, por di që janë bërë veprime në atë drejtim për të marrë dëshmitë e dinë turqit, sepse ka pasur edhe përfaqësues, kanë marrë përfaqësuesin e tyre në, në Shqipëri. Tjetra për Belinda Ballukun, përveç dosjes së tunelit të Llogarasë, është me rëndësi të theksohet që ka mbledhur edhe dosjet e tjera, i ka mbledhur në një proces hetimor.
Çfarë ka qenë dosje për sa i përket abuzimeve me tenderat, 5B-ja e famshme e Belinda Ballukut në energjetikë, në infrastrukturë, në drejtoritë e ujësjellësve, janë mbledhur dhe janë duke u hetuar edhe drejtorët e Belinda Ballukut. Pra ndryshe nga të gjithë dosjet e tjera, këtu shoh, këtu shohim një goditje në pjesën sipërore. Dhe atë që thashë në fillim, Belinda Balluku nuk mundet që 60% të buxhetit të shtetit ta menaxhojë dhe ta çojë në atë finë e vetë, atë përqindje ta çojë në xhepat e njerëzve pranë saj. Por, nga përgjimet u pa që pas është edhe kryeministri i vendit. Ndaj dhe është e qëllimshme devijimi i debatit te kjo pjesa e shkarkimit.