‘Çim Peka Live’, Anri Bala: Rama dinte ‘zullumet’ e Ballukut prandaj planifikoi zëvendësimin e saj
I ftuar në studion e ‘Çim Peka Live’, analisti Anri Bala thotë se Rama kishte qenë në dijeni të ‘zullumeve të Ballukut, prandaj kishte planifikuar dhe zëvendësimin e saj me Liburn Aliun. Sa i takon kërkesës së qeverisë për të ankimuar vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Ballukut në Gjykatë Kushtetuese, Bala e argumenton si mekanizëm i Ramës për të mbrojtur veten.
Anri Bala: Unë e kam thënë që, ose të paktën me aq sa informacione që kam unë, Rama e kishte planifikuar zëvendësimin e zonjës Balluku dhe më përpara. Dhe kandidati për ta zëvendësuar zonjën Balluku ka qenë Liburn Aliu. Zotëria që e mori nga Kosova, e bëri drejtor të portit të Durrësit. Tani ka qenë ish-zëvendëskryeministër, i ministrit të transporteve në Kosovë.
Çim Peka: I vetmi i akuzuar për korrupsion në Kosovë.
Anri Bala: S'ka rëndësi. Tani këtu në Shqipëri të gjithë janë, janë të akuzuar. Do vijmë, po më la, po më la... Problemi im është se Liburni është mandatuar me 27 tetor, po me 27 tetor do i prehej bileta të paktën ose do i thuhej akuza nga SPAK-u zonjës Belinda Balluku, pavarësisht se për shkak të axhendës së saj si ministre e shtyu për të premten me datë 31 tetor. Me informacionet që kishim ne.
Çim Peka: Shkoi vizitoi Zvicrën një herë, aty ku zakonisht azilohen.
Tani zoti Aliu ishte planifikuar të zëvendësonte zonjën Balluku dhe Rama e ka ditur që më përpara që hallin që kishte zonja Balluku dhe rrëzon komplet tezën që themi ne që Rama u kap në befasi nga SPAK-u, ai e dinte.
Tani ky zotëria që erdhi nuk iku ministër transporti në Kosovë që të vinte të bënte varësin e zonjës Balluku se është me ulje.
Çim Peka: Pra ti, prit tani, ti pretendon se Balluku nuk ka fuqi mbi Ramën?
Anri Bala: Jo. Kemi një rebelim nga ngrënësit e kumbullave. I pari është zoti Veliaj se ka, duhet një saktësim. Zoti Veliaj kur nuk është shkarkuar nga Këshilli Socialist, u shkarkua nga Këshilli Socialist dhe Demokrat se nuk e plotësonte dot Rama kuorumin. Dha urdhër, këta ju bashkuan.
Zonja, për sa kohë nuk jep dorëheqjen, do të thotë që edhe kjo po rebelohet. Në rastin konkret të zonjës, ndryshe nga Veliaj që kërkoi Kushtetueses ta kthente në detyrë, për zonjën e ka kërkuar partia.
Tani ka një ndarje dhe një çarje. Kë do më shumë Rama? Unë besoj që nuk do asnjë. As të parin, dhe as të dytin.
Kërkesës që ka bërë Partia Socialiste që, ose qeveria më saktë, që mos pezullohet zonja Balluku, është gjëja më e drejtë sa i përket ruajtjes së ekzekutivit. Rama o do të pranojë që zonja ka bërë faj dhe ta shkarkojë vetë ose t'i kërkojë dorëheqjen, ose do ta mbrojë nëpërmjet këtij mekanizmi se s'ka asnjë mënyrë tjetër.