SYRI TV/ Rruga Tiranë-Vorë në gjendje skandaloze! Përveç trafikut, drejtuesit përballen me gropat
SYRI TV
Rruga dytësore Tiranë-Vorë është kthyer në një shqetësim të madh për të gjithë përdoruesit e saj. Përvec trafikut të rënduar, në këtë aks janë hapur gropa të mëdha në mes të rrugës, duke dëmtuar jo vetëm mjetet, por duke u bërë edhe burim aksidentesh
Për shkak të gropave gjigante që sa vijnë e shtohen, favorizuar edhe nga reshjet e shiut, çdo ditë në këtë aks rrugor, qytetarët bllokohen për orë të tëra, duke mos arritur në kohë në destinacionet e tyre.
Drejtuesit e mjeteve thonë se kjo situatë është e përditshme dhe makinat po iu shkatërrohen për shkak të kësaj rruge dhe mungesës së reagimit nga institucionet përgjegjëse. Ata shprehen se trafiku është një tjetër problem i madh në këtë aks rrugor
Ky aks rrugor kërkon menjëherë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore, ndërkohë që çdo ditë drejtuesve të automjeteve përballen me rrezikun e aksidenteve si dhe dëmtimin e automjeteve të tyre