Të hënën e 1 dhjetorit foltorja e radhës e opozitës para kryeministrisë, Këlliçi takim me drejtuesit PD në degën 9: Të vijojmë qëndresën
Partia Demokratike do të organizojë të hënën e 1 dhjetorit foltoren e radhës – Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve para kryeministrisë.
Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së Belind Këlliçi zhvilloi një takim me drejtues të PD në degën 9, në Tiranë për të vijuar qendresën në në përballjen me regjimin e qeverisë Rama.
“Së bashku me Edën dhe Bardhin sot ishim mes qëndrestarëve e drejtuesve të PD në degën 9, në Tiranë. Ngritja e problematikave, shqetësimeve të qytetarëve është themeli i mobilizimit dhe organizimit për foltoren e rradhës, më datë 1 Dhjetor, ora 18:00, para kryeministrisë. Demokratët në vazhdimësi tregojnë qëndresë në përballjen me regjimin, nën presion shtetëror por me një shpirt idealist që është shembull për të gjithë” shkruan Këlliçi.
Në foltoren e së hënës, 24 nëntor, para Kryeministrisë, lideri i opozitës Sali Berisha lëshoi akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për afera të rënda korruptive. Berisha zbardhi detaje të reja nga takimi 7 orësh në kryeministri mes Edi Ramës dhe Belinda Ballukut ku zbuloi se në dosje gjenden 60 mesazhe mes Kryeministri Rama dhe ish-drejtorit të rrugëve Evis Berberi.
I porsa kthyer nga Brazili ku u zgjodh zv.President i CDI-së, Berisha tha se në këtë betejë demokratët nuk janë vetëm dhe theksoi se Edi Rama krahasohet me narkodiktatorët më të urryer në botë.