Kokainë ‘Rolls Royce’, pamjet e operacionit në Breshia ku u godit grupi shqiptar

Syri siguron pamjet e operacionit për goditjen e grupit shqiptar i cili trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut në Europë.

Operacioni u zhvillua në Breshia të Italisë. Gjatë kontrolleve policia zbuloi të fshehur dhe pako me kokainë me logon e ‘Rolls Royce’, një makinë luksoze britanike. 

Nga 24 masa arresti të vendosura, 6 prej tyre kanë qenë në Shqipëri, nga këta 3 prej tyre janë arrestuar.