'Shqiptarët përballen me dëm të dyfishtë', Kedhi: Vjedhje tenderash dhe kosto shtesë nga infrastruktura pa cilësi
Reshjet e para të dimrit kanë nxjerrë në pah një realitet të hidhur për infrastrukturën e vendit: rrugë të shembura, ura të dëmtuara dhe vepra publike të vëna në pikëpyetje. Kjo nuk është thjesht një pasojë e motit të keq, por simptoma e një sëmundjeje më të thellë që ka prekur financat dhe zhvillimin e vendit: korrupsioni sistemik në tenderat publikë.
I ftuar në edicionin e lajmeve të pasdites në Syri Tv, këshilltari ligjor i Grupit Parlamentar të PD, Nikola Kedhi, u shpreh se shqiptarët po përballen me një “dëm të dyfishtë”: fillimisht përmes vjedhjes me tenderat e fryrë dhe më pas përmes kostove të vazhdueshme për të riparuar veprat e ndërtuara me cilësi skandaloze.
Kedhi shpjegon se problemi nuk qëndron vetëm te paratë e vjedhura, por te pasojat zinxhir që vijnë nga këto investime të shtrenjta dhe të dobëta, dhe kjo sipas tij është e pasqyruar më së miri në rrugët në Shqipëri, të cilat kanë një kosto shumë herë më të lartë se në vendet më të pasura të Evropës.
Në zemër të problemit qëndron një rreth vicioz korrupsioni, ku tenderat janë të paracaktuar, ku fituesi nuk është kompania më e mirë, por ajo e përzgjedhura politikisht. Edhe kompanitë që duhet të mbikëqyrin punimet zgjidhen përmes të njëjtës skemë, duke eliminuar çdo formë kontrolli dhe llogaridhënieje.
Mbi 800 milionë euro janë paguar nga taksapaguesit shqiptarë për Partneritete Publike-Private (PPP) dhe koncesione nga viti 2017 deri në 2024, ku më shumë se gjysma e kësaj shume ka shkuar për projekte që sot janë nën hetim nga drejtësia. Ndërsa e gjithë kjo situatë thekson Keshi, ka prodhuar një përgjigje dramatike nga shoqëria: largimin masiv.
Kjo “formë reagimi” po shkakton një dëm të pallogaritshëm ekonomik, duke tkurrur fuqinë punëtore, duke goditur skemën e pensioneve dhe duke lënë sektorë të tërë, si bujqësia, në kolaps. Sipas Kedhit, rënia ekonomike dhe sociale e Shqipërisë nuk është një fatkeqësi natyrore apo e pashmangshme, por një “zgjedhje” politike.
E vetmja mënyrë për të thyer këtë cikël shkatërrues, sugjeron Kedhi, është një reagim i fuqishëm dhe masiv qytetar, i cili do të kërkonte llogari për menaxhimin e parave publike dhe do të ndryshonte kursin e vendit drejt një rruge alternative zhvillimi.
Po, patjetër që ka një mënyrë për të llogaritur këtë dëm dhe çdo lloj dëmi tjetër që bëhet, sepse është kjo që thatë ju në thelb. Nuk mjafton, domethënë nuk është shqetësues vetëm fakti ose nuk përbën diçka shqetësuese për qytetarët vetëm fakti se sa janë vjedhur me, me tenderat, apo fakti që rrugët në Shqipëri kushtojnë më shtrenjtë se në vendin më të pasur të Europës, me një rritje galopante, duhet thënë vetëm dekadën e fundit, po nga ana tjetër është dhe dëmi, është dhe, janë dhe pasojat që këto investime të shtrenjta dhe të dobëta nga ana e cilësisë shkaktojnë tek qytetarët, ë tek fermerët me dëmet që bëjnë. Ne kemi parë pjesë të rrugëve se si janë. Kemi parë dhe shqetësimet qoftë për tunelin e Llogarasë në Vlorë. Kemi parë gjendjen në të cilën ndodhet aeroporti i Vlorës, ditën e djeshme të sotme pamjet atje, ku mund të shkojnë njerëzit të bëjnë peshkim se gjendet i përmbytur.
Ndaj shikojmë se cilësia e investimeve publike, të cilat zënë një vend të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit edhe për vitin 2026, është me kosto të fryra dhe me cilësi të dobët. Tani janë qytetarët vetë që, që këtë gjë e prekin të parët. Nuk ka nevojë që t'ia themi ne që këtu veprat publike që bëhen janë me një cilësi të keqe. Janë ata që përmbyten, janë ata që ecin nëpër rrugë dhe rrezikojnë dhe jetën me këto rrugë të cilësisë së dobët. Nuk e dimë se në cilat rrugë që janë bërë në këto vitet e fundit janë dorëzuar apo jo. Kanë mbaruar kolaudimet apo jo. Janë, janë inspektuar apo jo, se shikojmë që rrugët bllokohen nga gurë masiv që bien në, në to siç ishte rasti i para pak ditëve. Ndaj kjo për sa i përket perceptimit dhe se si e shikojnë qytetarët. Nga ana tjetër, pa diskutim që dëmi llogaritet duhet ta bëjnë ekspertët e ministrisë përkatëse, agjencive përkatëse, ë e kështu me radhë, por edhe për sa i përket emergjencave civile, të, që është një aspekt tjetër që, që duhet parë në, në, në këtë fushë edhe buxheti që erdhi, projektbuxheti i propozuar për vitin tjetër nuk i merr parasysh, nuk e merr parasysh këtë situatë, qoftë të përmbytjeve, qoftë edhe të zjarreve. Shqipëria ende sot nuk i ka kapacitetet për, për të përballuar fatkeqësi natyrore të përsëritura, ë nga viti në vit. Është një gjë tjetër të ndodhin fatkeqësi natyrore dhe është tërësisht një gjë tjetër aftësia një njerëzore për t'u përballuar, për t'u përballur me, me këto fatkeqësi natyrore.
Gjejmë, gjejmë edhe arsyen, në këtë përshkrim që bëtë ju gjejmë dhe arsyen sepse është buxheti më i madh. Po të shikojmë ku janë prioritetet. Prioritetet nuk janë as në shëndetësi, as në arsim. I dimë problematikat që ka shëndetësia, i dimë problematikat që ka arsimi. Dimë premtimin për 5% të prodhimit të brendshëm bruto për të dedikuar për shëndetësinë dhe arsimin dhe janë sërish në nivelet 2.5%, 2.9%. Ne shikojmë bujqësinë, e cila është prej pesë vitesh në recesion. Shikojmë ë vështirësinë e madhe që kanë fermerët tanë, dhe vështirësi edhe në konkurrim me vendet e rajonit. Shqipëria paguan më pak sot në subvencione se çdo vend tjetër i rajonit, për të mos u krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Ne shikojmë problemet e mëdha shqetësuese që janë me sigurinë ushqimore dhe në Shqipëria me këtë buxhetin më të madh sot harxhon vetëm 0.1% të GDP-së për sigurinë ushqimore. Ndërkohë mandarinat tona kthehen, kapen me pesticide në kufij me vendet e Bashkimit Europian apo të rajonit dhe kthehen mbas dhe nuk asgjësohen por futen në treg dhe shqiptarët konsumojnë këto produkte me pesticide, me aflatoksina apo salmonel apo me probleme të tjera. Dhe sërish ky buxhet nuk fokusohet aty. Por shikojmë që ky buxhet fokusohet në PPP.
Janë 126 milionë euro për PPP-të në vitin e ardhshëm. Fokusohet tek këto investimet publike që ne po diskutonim dhe që janë me kostot më të larta në Europë dhe me këtë cilësinë, një cilësi të krahasueshme me vendet më, më të varfra të Afrikës. Dhe këtu shikojmë dhe arsyen sepse është ky buxhet kaq i madh. Ne shikojmë që këtu bëhen rrugët në këtë vend, në qytetet shqiptare dhe më pas këto rrugë të sapo bëra detyrohet, detyrohen të shkatërrohen sërish ose të, të, të hapen sërish sepse mungojnë kanalizimet. Bëhen gjërat pa një plan, pa një strategji të caktuar. Tenderohet e njëjta gjë disa herë dhe natyrisht sa më shumë të tenderosh diçka, aq më shumë para ka për ta futur në xhep. Dhe i shikojmë këto në disa ë skandale të lidhura me infrastrukturën, të lidhura me mënyrën se si përdoren paratë e qytetarëve shqiptarë, të cilat sot janë para drejtësisë. Mjafton të kujtojmë vetëm një fakt, që nga viti 2017 në vitin 2024, janë paguar me paratë e taksapaguesve shqiptarë mbi 800 milionë euro për këto PPP-të dhe koncesionet dhe mbi gjysma e këtyre pagesave janë në këto koncesionet apo PPP-të të cilat janë sot para drejtësisë.
Inceneratorët që ju përmendët, koncesionet në sektorin e shëndetësisë, e të tjera me radhë. Pra qytetarët shqiptarë sot janë duke paguar për disa koncesione të cilat janë në dyert e drejtësisë, janë korruptive, në disa raste si rasti i inceneratorëve nuk ekzistojnë, janë disa, janë disa produkte të cilat nuk janë efektivisht, nuk ekzistojnë dhe prapë qytetarët shqiptarë paguajnë për këto gjëra. Në vend që paratë e tyre të kthehen mbrapsht për shërbime më të mira në shëndetësi, në arsim apo në në bujqësi, t'i vendosim këto në si prioritare, në listën e atyre prioriteteve që qeveria duhet të ketë, ne i përdorim për këto punë, po them publike në thonjëza sepse në fakt janë, janë në shumicën e rasteve ashtu siç janë, janë provuar qoftë mediatikisht apo qoftë para drejtësisë si korruptive, me kosto të lartë, cilësi të ulët.
Një pjesa, një pjesa më e madhe e fituesve të këtyre tenderave ne i kemi parë, janë ata që kanë ofertën më të madhe që japin aty, që është dhe jashtë logjikës ekonomike po themi. Për t'ju përgjigjur shumë shkurt pyetjes tuaj, ka vetëm një mënyrë se si mund të ndryshojë ky, si mund të prishet ky rreth vicioz në të cilin ne jemi futur dhe është reagim qytetar. Është, unë mendoj kaq e thjeshtë dhe natyrisht kaq e vështirë në të njëjtën kohë, sepse njerëzit duhet të gjejnë kurajon brenda vetes së tyre që të ngrihen. Të ngrihen jo për dikë tjetër, të ngrihen për veten e tyre, të ngrihen për paratë që ata i heqin nga xhepi i tyre, i heqin nga shpenzimet që mund të bëjnë, që u nevojiten brenda familjes dhe ia japin shtetit në mënyrë që shteti t'i menaxhojë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe t'ua kthejë mbrapsht me shërbimet që ata kanë nevojë.
Kjo gjë në Shqipëri nuk po ndodh, është, është prishur kjo mënyrë normale e funksionimit të gjërave dhe në qoftë se qytetarët shqiptarë nuk janë të interesuar për mënyrën se si shpenzohen, se si harxhohen paratë që ata heqin nga vetja e tyre për t'ia dhënë shtetit, ky pastaj është një, një diskutim komplet tjetër. Po unë mendoj që qytetarët shqiptarë kudo ku ata janë në Shqipëri, të prekur apo jo nga fatkeqësi natyrore apo nga këto punë publike të cilat prishen menjëherë pasi inaugurohen, ata e kanë një farë keqardhje që paratë e tyre, jo vetëm keqardhje po dhe një farë irritimi, një farë mërzie, një farë inati, që paratë e tyre shpërdorohen në këtë mënyrë, futen në xhepat e pak personave të caktuar dhe këtu punët që, që supozohet të jenë publike janë, janë në këtë gjendje. Dhe mënyra e vetme është reagimi qytetar masiv, duke ngritur zërin ashtu siç e ngrenë zërin në të gjithë vendet e tjera të qytetëruara të botës. Vetëm për një rritje prej 20-30 cent në mos gaboj, 20 apo 30 cent në Francë, u ngritën dhe u krijua lëvizja e jelekverdhëve, të cilët nuk bënin një xhiro në bulevard, por qëndronin aty në mënyrë konstante, në mënyrë masive, të ngritur vetë, pa ndonjë parti politike dhe e shprehën revoltën e tyre në këtë mënyrë.
Në Athinë kemi parë është djegur Athina. Fermerët europianë, të pakënaqur me propozimet e kryekomisioneres Von der Leyen për t'u marrë tokat atyre në emër të kësaj marrëveshjes së gjelbër apo shpëtimit të klimës, u ngritën dhe thanë nuk mund të futesh ti në pronë private dhe të na konfiskosh pronën private si në komunizëm. Fermat tona apo bagëtitë që ata kishin. U ngritën, rrethuan parlamentin europian edhe i vunë flakën pjesës rreth e përqark parlamentit europian. Pra, kombet, po themi të civilizuara, ose qoftë njerëzit që kanë një farë dhimshurie për mënyrën se si përdoren paratë e tyre, që e vënë dinjitetin e tyre në plan të parë, ngrihen, reagojnë dhe i tregojnë qeverisë, funksionarëve publikë që janë të pakënaqur me mënyrën se si qeveriset vendi. Kjo në Shqipëri fatkeqësisht ka munguar shpeshherë, por nuk është asnjëherë tepër vonë për të bërë një thirrje dhe për ta, për ta zgjuar atë ndjenjën që kanë vënë në gjumë me sa duket përgjatë dekadës së fundit të revoltës, të shprehjes së irritimit apo të mosdakordësisë me rrugën që po ndjek Shqipëria.
Po pa diskutim. Unë e lexova këtë raportin e BERZH-it dhe mu duk një përafrim shumë konservator i tyre. Ëh, ka ikur shumë më shumë se ç'thonë ata në tre dekadat e fundit, sidomos dekadën e fundit. Po të shikojmë, po t'i referohemi shifrave të Eurostat-it, të botuara në mos gaboj nga, edhe nga revista Monitor para disa javësh, ata flasin për, se ka dy lloj largimesh. Largime në mënyrë legale, largime në mënyrë ilegale. Largimet legale sipas tyre, sipas Eurostat-it, shkojnë mbi 800.000 njerëz në dekadën e, vetëm në dekadën e fundit. Shto këtu dhe Eurostati thotë 300.000 njerëz, mbi 300.000 njerëz janë larguar në, në dekadën e fundit në mënyrë ilegale në vendet e Shengenit dhe vete diku te mbi 1 milion shqiptarë të larguar vetëm në 10 vitet e fundit. Dhe 40%-shi i popullsisë i larguar është vetëm në dekadën e fundit. Për të mos u futur më pas që nga vitet '90 çfarë ka ndodhur. Dhe natyrisht, dhe natyrisht kjo ka impaktin e vet ekonomik.
Në, në çdo ekonomi, po sidomos në një ekonomi si ajo shqiptare, sepse ikën pjesa më vitale e popullsisë, kjo godet natyrisht aktivitetin ekonomik, rritjen ekonomike, godet skemën e pensioneve që ne dhe së bashku e kemi diskutuar, dhe më pas sa vjen e përkeqësohet. Ne shikojmë bujqësinë sot, fshatrat shqiptare janë të shpopulluara tërësisht, një pjesë e madhe janë larguar jashtë, një pjesë shkojnë drejt, drejt Tiranës me, me shpresën se mund të gjejnë një farë pune aty për, për të siguruar mbijetesën, ndërkohë fshatrat janë të braktisura dhe bujqësia është në recesion, është në tkurrje nga 2020-ta dhe sot. Pra në pesë vitet e fundit. Imagjinoni çfarë dëmi është. Dhe është një tkurrje që është jo me 0.4, 0.5%, po një vit ka qenë 4% tkurrja, një vit tjetër 2%, një vit 1%, pra është një zvogëlim i konsiderueshëm i sektorit të bujqësisë, të blegtorisë, pra sektorit prodhues. Bujqësia ka qenë 20% e GDP-së, kontributi i saj dhe ka zbritur në 15%. Dhe padyshim që kjo jep efektin e vet në ekonominë shqiptare.
Ekonomia shqiptare sot varet vetëm nga paratë e pista që futen në sektorin e ndërtimit, që media prestigjoze ndërkombëtare e vendosin në minimumi 20% të GDP-së, dhe nga sektori i shërbimeve, ku sërish kemi vënë re një ngadalësim edhe në vitin e fundit në krahasim me dy vitet paraardhëse, që do të thotë edhe këto po e ndjejnë këtë shpopullimin që ju përmendët në raportin e BERZH-it, dhe nga rritja në administratë. Po sa mund ta rritësh ti ekonominë bazuar me rritjen ose me fryrjen e administratës, kur administrata varet nga sektori privat, sepse është sektori privat ai që prodhon, është ai që paguan taksat që i shton shtetit për të mbajtur administratën apo sektorin publik. Në qoftë se kemi një sektor privat në zvogëlim, natyrisht do vijë momenti që do zvogëlohet dhe sektori publik dhe Shqipëria do ngelet tërësisht në mëshirën e parave të pista që vijnë. Ç'do të ndodhë në momentin që paratë e pista për një arsye ose një tjetër do, do ndërpriten ose do, do zvogëlohen? Do ketë një goditje të, të qenësishme të ekonomisë shqiptare. Ndaj ne vazhdimisht e bëjmë thirrjen që duhet të ketë reagim. Duhet të ketë reagim sepse është qytetari shqiptar ai që dëmtohet në fund. Nuk janë as qeveritarët, nuk janë pushtetarët që mund të kenë mund ta kenë të siguruar pavarësisht se si është situata ekonomike, po do jenë qytetarët shqiptarë që do vuajnë pasojat e çdo krize ekonomike që në këtë situatë ekonomike që kemi pa diskutim do, do mbërrijë dhe në Shqipëri.