SYRI TV/ Rreshjet e shiut shkaktojnë probleme në rrugën Kolonjë-Golem
Një investim rreth 450 mijë euro i qeverisë shqiptare, nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit në vitin 2020, premtonte se jetëgjatësia e mbrojtjes së skarpateve në hyrje të Pogradrecit, do të ishte rreth 100 vjet. Ky premtim shumë i ekzagjeruar u thye shumë shpejt, vetëm 5 vite më pas. Në ditët e fundit të nëntorit 2025, forcat policore të qytetit liqenor u detyruan të bllokojnë për shumë orë qarkullimin në atë aks rrugor, për shkak të rrezikut të rënies së gurëve nga skarpatet, si pasojë e reshjeve të shiut.
SYRI TV
Në qershor të vitit 2020, qeveria e Edi Ramës lëvroi një fond në shumën 43.7 milionë lekë të reja, me qëllim “Sistemim i hyrje daljes dhe stabilizimi i rrëshqitjes në hyrje të qytetit të Pogradecit”. Në dokumentat e tenderit thuhej se projekti parashikonte punime inxhinierike, të cilat kanë jetëgjatësi 100 vjet, sipas standardeve europiane. Në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kryeministri Rama e prezantoi investimin në forcimin e skarpateve në hyrje të Pogradecit si një nga projektet madhore të qeverisë së tij.
Por, 5 vjet më pas, reshjet e shiut tregoi edhe njëherë se premtimet e Ramës mbeten vetëm në kuadrin e fushatave elektorale, ndërkohë që pogradecarët, gjatë orëve të fundit po jetojnë në një lloj ishulli.
Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, një ndër më të shtrenjtat, është shndërruar në një aks të rrezikshëm vetëm tre muaj pas përurimit. Masive gurësh kanë bllokuar pjesë të ndryshme të aksit të ri rrugor, duke e bërë thuajse të pamundur qarkullimin e mjeteve në atë zonë. Tashmë, me bllokimin edhe të aksit hyrës të Pogradecit, banorët e qytetit u mbetet vetëm të shpresojnë që shiu të mos zgjasë shumë.