SYRI TV/ Ujërat e zeza 'mbretërojnë' në qytetin e Durrësit
Kanalet e hapura të ujërave të zeza janë kthyer në një simbol të qytetit të Durrësit, teksa prej vitehs nuk pastrohen rregullisht. Kjo pasohet me përmbytje masive ku ka reshje shiu, vecanërisht në zonën e Durrësit të ri dhe të Shkozetit.
SYRI TV
Kanalet e ujërave të zeza janë kthyer në një gangrenë për qytetin e Durrësit, teksa Bashkia nuk merr masa për pastrimin e tyre.
Kjo mungesë masash reflektohet në përmbyetje masive sa herë ka reshje shiu, teksa zonat më problematike janë ato të Durrësit të ri dhe të Shkozetit.
Pamjet që sjellë Syri Tv nuk kanë nevojë për shumë komente, teksa banoret shprehen te shqetësuar pasi nuk kane marre asnje pergjigje nga ana e bashkise se Durresit dhe pse kane derguar shume shkresa për këtë problematikeKRO
Situatë kritike ndodhet dhe në rrugën Azem Hajdari, që Kryeministri Rama e ka cilësuar Bulevardi i ri, por kanalet janë papastruar dhe asfaltit electoral i ka dalë boja.