VIDEO/ Rreshjet e shiut shkaktojnë probleme në rrugën Kolonjë–Golem

Rreshjet e ditëve të fundit kanë sjellë problematika në segmentin rrugor Kolonjë–Golem, ku terreni ka rezultuar i rrëshqitshëm dhe i vështirë për qarkullim.

Banorët e zonës nuk janë të izoluar, pasi ata mund të përdorin rrugën alternative Progonat–Kolonjë, duke siguruar qarkullim normal për automjetet dhe këmbësorët.

Autoritetet këshillojnë përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë segment.

FOTO GALERI