FOTO/ Redrum e Era Istrefi bëhet remix nga DJ i njohur botëror

DJ i njohur What So Not ka bërë remiks këngën e re të Era Istrefit “Redrum”

Ueb-faqja e njohur e muzikës BillBoard ka shkruar sot se ylli në ngritje i muzikës pop u kthye fuqishëm në fillim të këtij viti me këngën e saj “RedRum”.

Ky sajt mandej vazhdon të lartësojë yllin shqiptarë të cilën e konsideron me një zë si të Rihannas dhe që famën e saj e arriti me hitin e saj “BonBon” më 2016.

Kënga e re e Erës është një zhanër më ndryshe me bas dhe vije si produkt nga Felix Snow, kurse tani atë mund ta dëgjoni në një remiks, që Era dhe skuadra e saj mund ta kërkojnë tek What So Not.

Askush nuk e njeh më mirë basin se australianët. Ai ka bërë një fund më të mirë të këngës, duke i dhënë „Redrumit“ një remiks me tingull më të rëndë dhe më të shpejt. Bateria po ashtu është më e mbushur. Është një ripunim solid.

Për më shumë mund ta gjeni në faqen eDJ në Soundcloud.