Replikat në distancë/ Adriana Kalaja i përgjigjet Presidentit të PL, Ilir Meta
Avokatja Adriana Kalaja i është përgjigjur një replike të kreut të PL, Ilir Meta, në lidhje me dosjen e SPAK kundrejt ish-presidentit, ku ky i fundit akuzohet për ndikim në miratimin e një ligji për sektorin e minerareve.
LEXO EDHE: 'Mashtrimet e spakistëve të narkoregjimit' - Një replikë e detyruar me Adriana Kalanë
Në postimin e saj në Facebook, Kalaja ka renditur një sërë pikash ku bie dakord me Metën dhe thekson se është e bindur në pafajësinë në pafajësinë e tij dhe uron që të jetë sqaruar çdo keqkuptim mes tyre.
Postimi i plotë:
I Nderuar Z. President,
Së pari, edhe unë ruaj të njejtën konsideratë e vlerësim për Ju.
Së dyti, asnjëherë nuk do e harroj atë betejë historike që keni bërë për Teatrin Kombëtar.
Së treti, Jeni i pari që i keni bërë bllok këtij regjimi duke mos i dekretuar shumë ligje anti kombëtare.
Së katërti, edhe me pasoja personale, Keni mbrojtur Gjykatën Kushtetuese nga noteret e Lanës, dhe gjithë Sistemin e Drejtësisë.
Së pesti, Keni qënë një zë i fortë në mbrojtjen e interesave kombëtare, përfshirë edhe Shtetin e Kosovës.
Së gjashti, Keni mbrojtur sovranitetin territorial të Shqipërisë, në çda rast.
Së shtati, por jo më pak e rëndësishme dhe pa replikë, pasi unë jam dakort në çfarë Ju shkruani në statusin Tuaj, por edhe unë këto gjëra theksova me këtë rast:
1. Se në dosje nuk ka asnjë provë që T'Ju lidhi Ju me akuzat e ngritura nga shërbëtorët e Ramës.
2. Theksova se edhe nëse marim në konsideratë pretendimin e SPAK, ligjet i kalonte Rama.
3. Po kështu, si ka mundësi që Ju jeni marë i pandehur nga shërbëtorët e Regjimit, dhe bizneset që kanë "ushtruar ndikim të paligjshëm" sipas SPAK jo?
Po kështu, theksova se sjellja e këtyre shërbëtorëve të regjimit ndaj Jush, gjatë arrestimit, hetimeve apo në paraburgim, është njolla më e errët e SPAK dhe e "Drejtësisë së Re".
E bindur në pafajësinë Tuaj dhe me shpresë se kam sqaruar çdo keqkuptim të krijuar, uroj të takohemi sa më shpejt në liri.
Do ja dalim, se jemi në rrugën e të drejtës e të vërtetës.
PS: Mund të shtoja shumë pika lidhur me konsideratën time ndaj Jush dhe kontributin Tuaj atdhetar, po nuk desha të zgjatem e të lodh publikun.