Sulmi në urën e Krimesë, Rusia dënon me burgim të përjetshëm 8 persona

Një gjykatë në Rusi dënoi tetë persona me burgim të përjetshëm. Ata akuzohen për terrorizëm dhe si autorë të sulmit në urë që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar nga Moska, e cila është një rrugë kyçe furnizimi për forcat e Kremlinit në luftën me Ukrainën.

Gjykata i dënoi të gjithë të pandehurit me burgim të përjetshëm. Sulmi i tetorit 2022 në urë ndodhi kur një bombë në kamion shpërtheu dy nga seksionet e saj dhe kërkoi muaj të tërë riparimesh.

Shpërthimi vrau shoferin e kamionit dhe katër persona të tjerë në një makinë aty pranë. Moska e dënoi sulmin si një akt terrorizmi dhe u hakmor duke bombarduar infrastrukturën civile të Ukrainës, duke synuar rrjetin elektrik të vendit gjatë dimrit. Shërbimi i Sigurisë Ukrainase, i njohur si SBU, mori përgjegjësinë për sulmin.