VLORË/ Rritet niveli i lumit Vjosa në Mifol, situata nën monitorim

Në Bashkinë e Vlorës, niveli i lumit Vjosa në Ura e Mifolit ka shënuar rritje këtë mëngjes. Aktualisht, niveli i ujit ka arritur në 7.55 metra.

Megjithëse nuk ka raportime për situata emergjente ose rrezik për banorët dhe infrastrukturën, autoritetet po e mbajnë situatën nën monitorim të vazhdueshëm.

Banorët e zonës rekomandohen të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale nëse situata ndryshon.