Postimi epik/ Alfred Lela reagon ndaj analistëve me poezi: Shfryn Batoni dhe Manjani, porsi djalli nga temjani

Analisti Alfred Lela ka gjetur një mënyrë të veçantë për të reaguar ndaj qëndrimeve te disa “Analistëve” që të gjithë problemet e vendit tonë i gjen tek opozita.

“Shfryn Batoni dhe Manjani, porsi djalli nga temjani”, thuhet në vargjet e poezisë satirike të postuar nga analisti i njohur.

Postimi i plotë:

Kaçakët e progresit

(sikur ta kisha shkruar vetë)

Sëkëlldisur, sikletosur,

përmbi dosje të palosur.

Shfryn Batoni dhe Manjani

porsi djalli nga temjani.

 

Thonë haxhinjtë e çarshisë:

kryet kush ua kopanisë?

Ia pret stari i pocaqisë:

s’është ky stil i drejtësisë!

 

More, barku ç’i ka zënë,

palë-palë ashtu të rënë.

Vajtojnë belat sinjorina

Edi Ramën mbi tenderina.

 

Thotë Batoni: po, qe besa,

SPAK na e murr itu’ te kthesa!

Ngrihet ylli mbi orë t’ligut

Consigliere i ‘strategjikut’.

 

Spaku s’është më ai pari,

pak si shumë lëviz kandari.

Kish’ lezet kur bënte namin

te Doktori kish’ nishanin.

 

U prish puna dhe mileti,

në Amerikë ndërroi Dovleti.

Na ka mbet veç Don Gonzata

Marta Kos që bën sparkada.

 

Ku’ku nanë! po thrret hanxhia,

s’po na del as llogaria.

Nga Lleik Vjuja del Manjani

kshu vakish sjell veç shejtani.

 

Ktheu juristi pelerinën,

analist për suferinën,

avukat për strategjik

në Facebook zjen si ibrik.

 

Si e nd’rruan burrat pllakën

qeverisë, kush ia ha hakën?!

Dalin studiosh me pisqolla

mendje t’mdha e vrejtje t’holla.

 

E kështu pra, shkon dekiku

dosjet fry si bark caliku.

Zemrat shfry’ nga ai maraz

Spaku doli pak çapraz!

 

Tash po turren do bedela

do më xanë frëngji te Tema.

Ja dhe klyshi i Doktorit:

kokrra e hajnit, dora e horrit.

 

Nëpër burgje t’Republikës

po vjen dimri për cudht’ e frikës.

Por për trimat në banaqe

koha është për thi në çarqe.

 

E kshu pra, o lum jarana

‘nalfabeta, shakllabana.

Barkun zhabë e kryet bosh

jeta prapë po u shkon osh.

 

Kush ka dert do hyjë në lista

bëhet radha varg e vistra.

Deputet je, trim me grada,

nëpër prita të çel nafaka.

 

Punë baloshash, or lum miku

nga xhamia te fërliku.

Nis big brother, birinxhi!

Opium delesh e delenxhish.

 

Bret kopeja ‘ka grush shteti!’,

hovet zemrash pis mileti.

Vetë kanë gurin edhe arrën

sërish Salës ia lshojnë barrën.

 

Kështu vakish vijnë për majtistat

si përherë: faj kanë 2 gishtat.

Janë ‘kaçakët e progresit’

mbi Rilindjen e serbesit.