Akuza për trafik droge dhe armësh, presidenti i Miss Universe nën hetim në Meksikë

Autoritetet meksikane po hetojnë presidentin e Organizatës së Miss Universe, Raul Rocha për trafikim të dyshuar droge, armësh dhe vjedhje karburanti. Zyra e prokurorit të përgjithshëm të mërkurën njoftoi se janë lëshuar 13 urdhër-arreste në kuadër të hetimit. Mësohet se hetimi nisi në vitin 2024.- Advertisement -

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm pretendon se Rocha është udhëheqës i një organizate kriminale që kontrabandon karburant me anije përmes lumit Usumacinta përpara se ta transportojë atë me kamionë në Meksikë.

Problemet e dyshuara ligjore të Rocha-s janë skandali më i fundit që ka prekur organizatën Miss Universe. Më herët këtë vit, drejtuesi i konkursit të bukurisë, Nawat Itsaragrisi, bëri bujë pasi ofendoi publikisht Miss Meksika Fátima Bosch.