KQZ certifikon sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të raundit të dytë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet edhe sot.

Në mbledhjen e KQZ-së pritet të bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash të raundit të dytë, të mbajtura më 9 nëntor 2025.

Mes të tjerash, KQZ-ja do të bëjë sot shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal, sipas komunave, për zgjedhjet lokale 2025.

Javën e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale, të raundit të parë të mbajtura më 12 tetor.

Në Kosovë me 12 tetor u mbajtën zgjedhjet për Kuvendet Komunale dhe Kryetarë të Komunave.

Në raundin e parë procesin e përmbyllën 20 komuna, kurse 18 të tjera votuan në balotazh më 9 nëntor.