VIDEO/ Adriana Kalaja zbulon sekretin pse ish-ambasadorja Yuri Kim dha dorëheqjen...

E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, avokatja Adriana Kalaja ka hedhur akuza të forta, ndaj ish-ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. Sipas saj, ish-ambasadorja ka pasur "premisat e plota të një mafiozeje", duke u bazuar në historikun e saj dhe vendin aktual të punës pas largimit nga shërbimi diplomatik. Është përmendur se largimi i saj nga Departamenti i Shtetit ishte i lidhur me mbylljen e një hetimi dhe se ajo aktualisht është e punësuar në një kompani në Vlorë.

Adriana Kalaja: Po kontrollorin kush e kontrollon? Dhe ne këtë duam, që edhe këta të pakontrollueshmit të kenë një sy që i shikon në të gjithë veprimtarinë e tyre.

Është ajo dora e fshehtë, ai syri, për mua. Dhe për mua, gjërat kanë ndryshuar mbas 20 janarit. Pra, ndryshimet gjeopolitike, përtej oqeanit, kanë ndryshuar dhe në qasjen e SPAK-ut në raport me ligjin dhe kushtetutën. Pra, para 20 janarit, fatkeqësisht, ne kishim disa amerikanë të korruptuar, që vinin në SPAK, duke përfshirë edhe një mafioze.

Janë vërtetuar tashmë. Çfarë t'i themi ne të dyshuar Juri Kim? McGonigal? Boll ti hapim historikun dhe ku sot është e punësuar Juri Kimi, tregon që kemi patur një ambasadore me premisat e plota të një mafiozeje.

Ka qenë një problem i madh dhe midis tre anëtarëve. Dhe po ka patur një problem shumë të madh në lidhje me kryetarin e BKH-së.