Rrëshqitja e gurëve bllokon aksin rrugor Bajram Curri - Fierze
Rruga në aksin Bajram Curri - Fierze është bllokuar përkohësisht nga gurë të mëdhenj të rrëshqitur nga shpatet malore, pas reshjeve të fundit të shiut.
Sipas informacionit në terren, gurët kanë zënë pjesërisht rrugën, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke krijuar rrezik për drejtuesit.
Autoritetet dhe kontraktorët rrugor po punojnë për pastrimin e rrugës. Udhëtarët dhe drejtuesit e mjeteve rekomandohet të tregohen të kujdesshëm gjatë kalimit në këtë zonë, duke ndjekur sinjalizimin dhe paralajmërimet për rrezikun e rrëshqitjeve.
GOTO GALERI: