Kukës: Rrëshqitje dheu dhe probleme me furnizimin, disa fshatra pa energji elektrike
Qarku Kukës vazhdon të përballet me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, të shoqëruara me erë, që kanë shkaktuar probleme të shumta në infrastrukturën rrugore dhe në furnizimin me energji elektrike dhe ujë.
Shumë akse rrugore vazhdojnë të jenë nën kërcënimin e rrëshqitjes së gurëve, inerteve dhe dheut për shkak të reshjeve.
Megjithatë, të gjitha rrugët nacionale janë të qarkullueshme, ndërsa subjektet kontraktore vijojnë punën për pastrimin e tumbinave dhe eliminimin e rreziqeve.
Shkëputje energjie: Disa fshatra mbeten pa energji elektrike, përfshirë:
Fshati Zahrisht (Njësia Administrative Qendër Krumë)
Fshatrat Helshan, Kosturr, Perollaj (Njësia Administrative Golaj, Bashkia Has)
Fshatrat Kam, Leshniq, Kepenek, Zherkë (Njësia Administrative Bytyç)
Fshatrat Bukovë, Demaliaj, Beg Pac (Njësia Administrative Llugaj, Bashkia Tropojë)
Furnizimi me ujë: Uji i pijshëm jepet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve (D.R.U.K.) Kukës, duke u munduar të menaxhohen ndërprerjet dhe problemet e shkaktuara nga reshjet.
Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohet ndonjë problem emergjent përtej atyre të përmendura më sipër.
Për këdo që udhëton: Rekomandohet të ketë kujdes gjatë kalimit në akset rrugore të rrezikuara dhe të ndjekë njoftimet e fundit nga autoritetet.
FOTO GALERI