Shkodër/ Kapet 49-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivimin lëndësh narkotike
Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim për veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve është vënë në pranga nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Shkodër, pas një sërë kontrollesh dhe veprime hetimore të kryera gjatë ditëve të fundit.
Policia ndaloi shtetasin Sh. Ç., 49 vjeç, banues në fshatin Aliaj. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sipas të dhënave hetimore, ai dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në kultivimin e 2285 bimëve narkotike të llojit kanabis, të zbuluara dhe asgjësuara nga shërbimet e Policisë më datë 06.09.2025, në territorin e fshatit Aliaj.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.