Pogradec/ Rrezik shembjeje gurësh, mbyllet segmenti hyrës i Unazës nga Qafë Thana
Autoritetet njoftojnë se segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit, për ata që vijnë nga Qafë Thana drejt qytetit, është mbyllur përkohësisht për qarkullim për shkak të rrezikut të rënies së gurëve.
Sipas informacioneve zyrtare, reshjet e ditëve të fundit kanë dëmtuar një pjesë të skarpatës, duke krijuar një situatë të pasigurt për drejtuesit e mjeteve. Ndaj, për të shmangur çdo incident, hyrja nga ky drejtim është bllokuar deri në një njoftim të dytë.
Në terren po punojnë ekipet teknike, të cilat gjatë ditës së nesërme do të vijojnë stabilizimin dhe përmirësimin e skarpatës së kodrës. Vetëm pasi të garantohet plotësisht siguria, segmenti do të rihapet për qarkullim.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalistikën në fuqi deri në normalizimin e situatës.
Njoftimi:
NJOFTIM PËR BLLOKIM RRUGE
Njoftohen të gjithë drejtuesit e automjeteve se segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana drejt qytetit, do të jetë përkohësisht i mbyllur për qarkullim për shkak të rrezikut të rënies së gurëve, si pasojë e dëmtimit të një pjese të skarpatës nga reshjet e fundit. ❗️Theksojmë vetëm hyrja për më Unazë.
Punonjësit në terren do të vijojnë edhe nesër punën për stabilizimin dhe përmirësimin e skarpatës së kodrës. Hapja e këtij segmenti do të njoftohet në një moment të dytë, sapo të përfundojnë punimet dhe të garantohet siguria.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!