SYRI TV/ Mbeturinat shqiptare 'përmbytin' Dubrovnikun, Kroacia mund të vendosë kushte për integrimin
Dubrovniku është 'pushtuar' nga mbeturinat e Shqipërisë. Autoritet kroate kanë deklaruar se plazhi Banje është “përmbytur” nga mbeturinat e sjella nga deti, kryesisht mga Shqipëria. Ndërkohë Kroacia mund të vendosë kushte për integrimin në Bashkimit Europian sa i përket standardeve mjedisore.
Plazhi i famshëm Banje në Dubrovnik është përmbytur nga mbeturinash të sjella nga deti, kryesisht nga Shqipëria, një problem i përsëritur prej vitesh që, sipas mediave evropiane, po shton presionin ndaj Tiranës nga ana e Kroacisë që mund të vendosë kushte për integrimin në Bashkimit Europian.
Sipas autoriteteve kroate kjo ndotje masive përsëritet çdo vit. Shkaku kryesor lidhet me rrymat detare dhe kushtet e motit, sidomos gjatë dimrit, të cilat shtyjnë drejt Kroacisë sasi të mëdha mbeturinash që, pretendohet se vijnë nga Shqipëria.
Mediat evropiane raportojnë se problemi është i njohur edhe në nivel të Bashkimit Evropian, ku dihet se Shqipëria riciklon shumë pak, ka vendgrumbullime masive mbeturinash në qiell të hapur ku një pjesë e tyre përfundon në lumenj, duke përfunduar më pas në Adriatik.
Kjo situatë ka shkaktuar irritim në vendet fqinje dhe po përdoret si argument nga Kroacia për të kërkuar më shumë angazhim nga Tirana dhe presion të shtuar nga Brukseli lidhur me standardet mjedisore në kuadër të procesit të integrimit.