Sa pikë i duhen Juventusit për t’u kualifikuar në Playoff-et e Champions League?
Fitorja e parë europiane, e arritur në minutat e fundit kundër Bodo/Glimt, e ka ngjitur Juventusin në kuotën e 6 pikëve pas 5 ndeshjeve, duke u pozicionuar në vendin e 21-të në renditjen fazës së kampionatit të Champions League. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti po mban ende të hapur garën për kualifikim.
Çfarë i duhet bardhezinjve për të kaluar më tej?
Sipas matematikës dhe projeksioneve statistikore, të ndërtuara duke u bazuar në të dhënat e sezonit të kaluar, përgjigjja është e qartë: 11 pikë përbëjnë pragun minimal që garanton hyrjen në playoff dhe mundësinë për të luftuar për një vend në fazën e 1/8-ve të Champions League.
Duke bërë llogaritë, Juventusit i duhen të paktën edhe 5 pikë për të siguruar kualifikimin dhe për të mbyllur fazën e ligës mes vendit të 9-të dhe të 24-t. Kjo do t’i jepte ekipit mundësinë të priste më pas shortin për raundin pasardhës.
A janë të arritshme këto 5 pikë?
Duke parë kalendarin, objektivi duket i realizueshëm:
10 dhjetor – Juventus vs Pafos (një fitore është e domosdoshme dhe brenda mundësive).
21 janar – Juventus vs Benfica (një sfidë më e vështirë, pasi portugezët historikisht kanë qenë kundërshtar i fortë për bardhezinjtë).
28 janar – Monaco vs Juventus (ndeshja e fundit e kësaj faze, potencialisht vendimtare).
Nëse bardhezinjtë arrijnë të marrë pikët e nevojshme në këto tri sfida, rruga drejt playoff-eve do të ishte e hapur dhe sezoni europian i Juventusit do të vazhdonte me ambicie të qarta.