‘Nuk është turp për ne që dalim e protestojmë, por turp për ju që rrini në shtëpi e bëni foto të protestës nga kafja’, thuhet në video-mesazhin e zëdhënëses së kryetares së FRPD.

Mes të tjerash, Xhixho u kërkon kritikëve që të lënë turpin mënjanë dhe të bëhen bashkë kundër të të njëjtit problem dhe hall.

‘Turp është kur bën turp, jo kur ngrihesh për një të drejtë tënden. Sepse po vidheni, po zhvateni, edhe po e shohim tani sa bukur po ju del’, përfundon mesazhin e saj, Xhorxhia Niço.

Partia Demokratike ka organizuar dy protesta radhazi përballë kryeministrisë, përmes platformës parlamentaro-qytetare, për shkak se mazhoranca në Kuvend ka bllokuar çdo mundësi të saj për të denoncuar aferat dhe korrupsionin e qeverisë Rama.

Në këtë platformë, veç demokratëve, zërin denoncues mund ta shprehin edhe qytetarët duke marrë fjalën e tyre në këtë foltore.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/November/26/auto_NICOOO1764189265.jpg", "width": 900, "height": 1116 } }

Videoja virale e protestueses për komentuesit e Foltores

Xhorxhia Niço u është kundërpërgjigjur kritikëve të cilët vunë në dyshim protestat e thirrura nga Partia Demokratike përpara ‘Pallatit të krimit’,  në të cilën PD i referohet godinës së qeverisë, aty ku sipas kësaj forcë politike, bëhen edhe aferat më korruptive në 12 vite qeverisje të socialistëve.

Në cilësinë e zëdhënëses së kryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, përmes një video në rrjetet sociale, Xhorxhia Niço u ka kërkuar kritikëve që në vend që të merren me protestën e opozitës, u bën thirrje atyre t’u bashkohen demokratëve.

@xhorxhianico7 #goviral #partiademokratike #shqiperia #tirana #fypシ ♬ Epic Music(863502) - Draganov89