Zbardhen formacionet e Atletico-Inter, zikaltrit duan të blindojnë kreun
Atletico Madrid dhe Interi zbresin në fushë sonte në orën 21:00 për javën e pestë të Champions League. Zikaltrit i kanë fituar katër ndeshjet e para dhe kërkojnë të vulosin kreun e grupit, ndërsa skuadra e Diego Simeones është në kuotën e 6 pikëve pas dy fitoreve.
Sfida pritet me shumë interes, me Interin që kërkon fitoren e pestë radhazi dhe Atleticon që synon të marrë pikë vendimtare për kualifikimin.
Atletico Madrid (4-4-2):
Musso; Molina, Gimenez, Hancko, Ruggeri; Gallagher, Cardoso, Barrios, Giuliano Simeone; Baena, Alvarez.
Trajner: Diego Simeone
Inter (3-5-2):
Sommer; Akanji, Bisseck, Bastoni; Carlos Augusto, Barella, Calhanoglu, Zielinski, Dimarco; Lautaro, Bonny.
Trajner: Chivu