SYRI TV/ Plantacione kanabisi që pastroheshin nga gratë, GJKKO dënon 20 shetetas, 11 prej tyre gra
Gjykata e Posaçme ka dënuar 20 të pandehur që akuzohen për kultivimet masive të kanabisit në Shkodër, dhe mes tyre 12 gra. Nga këto të fundit, 11 u dënuan me nga 3 vite shërbim prove ndërsa njëra prej tyre me 6 vite e 8 muaj burg. Një nga ata që u konsiderua si organizatori Pjetër Gjoni u dënua 7 vite e 3 muaj burg. Ndërsa 2 prej të pandehurve u shpallën të pafajshëm për të gjitha veprat penale, e 3 të tjerë u për të paktën një prej veprave penale që akuzoheshin.
Gjykata e Posaçme shpallur vendimin për 22 të pandehur mes të cilëve 12 gra për grup të strukturuar kriminal, lidhur me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në zonën e Shkodrës.
Pjetër Gjoni që akuzohet si personazhi kryesor në këtë aktivitet, u dënua përfundimisht duke iu përllogaritur bashkimi i dënimeve dhe zbritja me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar me 7 vite e 4 muaj heqje lirie. 11 gra, u dënuan me nga 4 vite e 8 muaj secila, por duke konsideruar rethanat lehtësuese, në përfundim u caktua vënia në provë për 3 vite ndaj secilës.
Por Danjela Hasani nuk kishte të njëjtin fat me to, pasi u shpall fajtore për prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe grup të strukturuar kriminal, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj heqje lirie.
GRATË E DËNUARA
DANJELA HASANI dënohet me 6 vite e 8 muaj burgim
VALBONA HAKA dënohet me 3 vite shërbim prove
MIMOZA HOTI dënohet me 3 vite shërbim prove
ELIDA DOKU dënohet me 3 vite shërbim prove
HURME BAFTAJ, dënohet me 3 vite shërbim prove
FRANGE GJINI dënohet me 3 vite shërbim prove
FATIME BAFTAJ dënohet me 3 vite shërbim prove
DRITA ÇUNI dënohet me 3 vite shërbim prove
DORONTINA HOXHA dënohet me 3 vite shërbim prove
BLERINA META dënohet me 3 vite shërbim prove
LILJANA ÇOPANI dënohet me 3 vite shërbim prove
VAJDIE ALLAMANI dënohet me 3 vite shërbim prove
2 persona u shpallën të pafajshëm për të gjitha veprat që akuzoheshin dhe u urdhërua lirimi I tyre nga qelia, përkatësisht Roland Gjoni dhe Besar Lajthiza.
U SHPALLËN TË PAFAJSHËM
ROLAND GJONI I pafajshëm për të gjitha veprat penale
BESAR LEJTHIZA i pafajshëm për të gjitha veprat penale
SAMET E AFRIM DAHATI DHE ERMIS SELA, u shpallën të pafajshëm për prodhim e shitje narkotikësh në bashkëpunim si grup i strukturuar kriminal, por u shpallën fajtor për grup të strukturuar kriminal dhe kultivim narkotikësh duke u dënuar në bashkim të dënimeve dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar me nga 6 vite burg secili. Ndërkohë pjesa tjetër, prej 5 shtetasve u dënuan nga 6 në 8 vite heqje lirie.
TE DËNUARIT NË BURG
PJETËR GJONI dënohet me 7 vite e 4 muaj burgim.
ARIAN POPA dënohet me 8 vite burgim
ARBEN URUÇI dënohet me 6 vite e 8 muaj burgim, urdhërohet lirimi nga qelia
ARDJAN TAHIRI dënohet me 6 vite e 8 muaj burgim
IZMIR DAHATI dënohet me 6 vite burgim
SAMET DAHATI i pafajshëm për prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 6 vite burgim për grup të strukturuar kriminal dhe kultivim narkotikësh në bashkëpunim si grup I strukturuar kriminal
AFRIM DAHATI i pafajshëm për prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 6 vite burgim për grup të strukturuar kriminal dhe kultivim narkotikësh në bashkëpunim si grup i strukturuar kriminal
ERMIS SELA i pafajshëm për prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, dënohet me 6 vite burgim për grup të strukturuar kriminal dhe kultivim narkotikësh në bashkëpunim si grup i strukturuar kriminal
Fillimisht kjo dosje u hetua dhe gjykua nga organet e drejtësisë në Shkodër, më pas për shkak të kompetencës i kaloi strukturës së posaçme. Gratë dyshohet se rekrutoheshin kundrejt pagesave nga 30 në 50 mijë lekë të vjetra nga qytete të ndryshme të vendit dhe pretenduan se nuk ishin në dijeni të aktivitetit kriminal, pasi iu ishte thënë që do pastronin sherebelë.
Shumica e tyre vijnë nga familje të varfra ose janë kryefamiljare, dhe para gjykatës do të deklaronin se kishin pranuar të udhëtonin larg banesave për të siguruar të ardhura mbijetesë për familjen. Plantacionet dhe serat e drogës u zbuluan kryesisht në Vallas dhe në fshatin Bleran-Bardhaj ndërsa u sekuestruan me mijëra bimë kanabis e qindra kilogram në fazë tharjeje apo gati për shitje.