‘Zjarri në paradhomën e Ramës’, Gjokutaj: Kryeministri po bën avokatinë e tij!
Teksa kryeministri Edi Rama vendosi të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese masat e sigurisë të caktuara nga SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, për avokatin Genci Gjokutaj, një lëvizje e tillë është sa politike, aq edhe juridike, që në thelb synon të mbrojë vetë kreun e qeverisë.
I ftuar në emision Task Force në Syri Tv, Gjokutaj tha se padia në Kushtetuese nuk është një mbrojtje për Ballukun, por një avokati që kryeministri po i bën vetes, pasi rrezikohet edhe vetë nga hetimet e drejtësisë.
"Zjarri ka arritur tashmë në paradhomën e tij," shprehet Gjokutaj, duke sugjeruar se Rama po përpiqet të blejë kohë dhe të largojë vëmendjen nga përgjegjësitë e tij.
Sipas juristit, çështjet për të cilat hetohet Balluku nuk janë të stisura, por kanë "ulëritur me vite të tëra". Duke e çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, kryeministri akuzohet se po e përdor këtë institucion si një "poligon politik" për të zgjidhur hallet e tij personale dhe politike.
Shikoni, së pari, çështja është edhe politike, fortësisht politike, është edhe juridike. Dhe vetëm në këtë status, e kupton, duke dashur të lançojë një zgjidhje juridike, nuk ka dalë dot nga ai refreni i përditshëm i kapitujve, integrimit, dhe Shqipëria do të hyjë në analet e historisë së Europës si një vend i cili do të integrohet me krim, me korrupsion. Shikoni, ashtu siç e tha dhe Andi, nuk janë të stisura çështjet e Belinda Ballukut dhe të Edi Ramës. Ato janë aty. Kanë ulëritur me vite të tëra. Tashi SPAK-u sigurisht me, sepse kuptohet që SPAK-u është një vullnet, nuk e ka bërë Edi Rama SPAK-un, e kanë bërë amerikanët.
Tashi, nuk ka ndodhur ndonjëherë, dhe këtu vërtetohet katërçipërisht grup i strukturuar. Se zëvendëskryeministrja me kryeministrin janë bashkë. Pra Edi Rama në këtë rast politikisht dhe juridikisht po bën avokatinë e tij. Avokatinë politike dhe avokatinë juridike, të tij. Sepse zjarri ka arritur tashmë në paradhomën e tij. Mbron veten e tij. Sigurisht nëpërmjet kësaj, unë e kam shprehur dhe në një status që i ka thënë që, unë po ta çoj në kushtetuese, ti e di vetë se ç'bën se atë i ka kërkuar ajo, më jep vetëm kohë. E kupton?
Do kohë, se kujtojnë se do të ecet prapë me orën e Tokios, siç kanë punuar këta deri më sot. Dhe ky, tashti po ta shikoni, juridikisht po ju them, ka përdorur, pikën, pikën B të nenit 134, ku legjitimohet kryeministri. Pra e ka bërë nominalisht, ndërkohë që ai mund ta bënte ë në emër të 1/5 së deputetëve, por kjo 1/5 e deputetëve është një gropë e hapur për Berishën sepse dhe janë shmangur asaj. Tashi e ka marrë këtë punë për të treguar, e kupton mbështetjen e Belindës apo, nuk ka rëndësi.
Problemi është që ajo është një fiasko juridike, sepse personat e emëruar nuk janë persona të zgjedhur dhe e thotë dispozita që nuk mund të, nuk, nuk mund të zbatohet, e kupton, masa e sigurimit thotë ndaj të zgjedhurve. Ashtu. Për më tepër pastaj, rasti i Belinda Ballukut sepse ne do t'i hyjmë, do t'i hyjmë kazusit. Pra kemi një masë shtrënguese si ndalimi i daljes jashtë shtetit, kemi dhe një masë ndaluese pezullimi nga detyra. Në fakt me një marrëveshje politike, askush në Republikën e Shqipërisë nuk ka imunitet, përveç se kërkohet leje për kufizimin e lirisë. Këtu ka mbetur kjo punë. Pra imuniteti nuk ekziston më. Pra kur, sepse nuk është ribotuar Kushtetuta. Fjala imunitet është të marrësh lejen edhe për të filluar çështjen. E jo më, për vetëm për masat e sigurimit, por ato që cenojnë lirinë e individit.
Është fakulteti im i dytë ajo çështje, prandaj unë flas dhe e shpjegoj. Dhe kur vijmë te kjo pikë, e kupton, flasim për njerëz të emëruar që ti do të mbrohesh me një imunitet të paqenë dhe unë them që Gjykata Kushtetuese, domethënë, një shtetar dhe një lider nuk duhet ta përdorë Gjykatën Kushtetuese siç e kanë përdorur deri më sot si poligon politik. Sepse ky është poligon politik. Sepse nuk ka gjë më, më, më, më të padenjë për një shtetar që nuk, nuk ushtron kompetencën e tij të propozojë shkarkimin ose t'i thotë koleges, jep dorëheqjen dhe mos na jep një njollë politike, por vetë e bën te haxhiz tash Gjykata Kushtetuese, hajdeni ju, thotë. Këtej godet me ndërprerje mandatesh. Këtej u jep letra thotë se është në hall Edi Rama. Shiko, halli i këtij kryeministri është bërë hall i madh për shqiptarët.