Bukuroshja shqiptare Afërdita Dreshaj reagon pas lajmit të vdekjes së Shpat Kasapit, ish-të fejuarit të saj

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj, ka bërë reagimin e saj të parë pas lajmit të ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, me të cilin ishte e fejuar vite më parë.

Përmes një postimi të shkurtër, Dreshaj ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e saj për familjen e artistit.

“Pusho në paqe, Shpati. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe komunitetit të artit shqiptar”, ka shkruar ajo.

Lajmi i vdekjes së Kasapit ka tronditur publikun dhe komunitetin artistik, ndërsa shumë figura të njohura kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjete sociale.