Ministri izraelit i Mbrojtjes: Qetësia në Liban varet nga siguria e vendit tonë
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka deklaruar se nuk do të ketë qetësi në Liban pa pasur siguri në vendin e tij. Ai theksoi se nuk do të lejojnë asnjë kërcënim kundër banorëve të veriut. Sipas tij nëse presioni do të vazhdojë atëherë edhe sulmet do të intensifikohen.
“Nuk do të ketë qetësi në Bejrut, as rend dhe stabilitet në Liban për sa kohë që nuk ka garanci për sigurinë e Shtetit të Izraelit”, shtoi Katz.
Ai edhe më parë ka deklaruar se Hezbollahu po luan me zjarrin. Ai ka shtuar se qeveria libaneze duhet të përmbushë detyrimet e saj për të çarmatosur Hezbollahun dhe për ta larguar atë nga Libani jugor.