VIDEO/ Kamioni me frena të prishura përplaset me 12 makina në Kolumbi, 3 të lënduar

Një kamion i ngarkuar me 17 ton ngarkesë, përplasi 12 makina në Kolumbi dhe e nxori një autobus nga rruga, raporton Daily Mail.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur kamioni ka shkuar drejt një gremine me një shpejtësi të lartë, ku raportohet se ka pasur jashtë funksionit frenat. Pas këtij aksidenti, mjetet e tjera kanë mbetur të bllokuara në një radhë trafiku në lagjen Medellín të Robledo, Kolumbi.

Autoritetet thanë se përplasja zinxhir përfshiu 12 automjete, me një makinë të shkatërruar plotësisht.

Tre persona u lënduan, përfshirë shoferin e autobusit, ku u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje.

Policia thotë se 20 oficerë dhe hetues trafiku janë vendosur për të zbuluar se çfarë shkoi kaq keq.

Autoritetet kanë dyshuuar se një dështim katastrofik i frenave mund ta ketë lënë shoferin në pamundësi për ta ndaluar kamionin, ndërsa ai po ecte drejt greminës dhe duke marr♪7 para 12 makina.