Gara për kreun e BKH-së, përfundon kontrolli i pastërtisë së figurës për 7 kandidatët
Ka përfunduar vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për 7 kandidatët që garojnë për kreun e Byrsë Kombëtare të Hetimit.
Në garën për Drejtorin e BKH janë 7 kandidat Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
Mësohet se komisioni për përzgjedhjen e drejtorit të BKH do të shikojë rezultatet përfundimtare të Komisionit të Posaçëm dhe do të bëj renditjen përfundimtare. Më pas treshja e prokurorëve do të dërgojnë një emër në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për miratim.