View this post on Instagram

A post shared by Natalija Stojmenović (@_natalija_stojmenovic)


 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/November/26/auto_image1764155756.webp", "width": 1245, "height": 699 } }

VIDEO/ Sherr i madh para parlamentit serb - Përleshen opozita dhe mbështetësit e Vuçiqit

Parlamenti po mblidhet edhe sot ndërsa deputetët e opozitës po përpiqen të hyjnë në ndërtesën e parlamentit përmes “Çacilend”, tenda e ngritur nga mbështetësit e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Megjithatë, policia serbe sërish nuk lejon të largohen pengesat dhe të arrijnë vendin e tyre të punës deputetët serbë.

Më pas ka ndodhur një sulm i njerëzve nga “Çacilend” dhe policisë ndaj deputetëve të opozitës, raporton nova.rs.

Gjithçka filloi kur deputetët e Lëvizjes Kombëtare të Serbisë, Gjorgje Stankoviq dhe të Frontit të Gjelbër-Lëvizës, Bogdan Radovanoviq, përpoqën të largojnë tendën që ndodhej në shkallët përpara parlamentit.

Të kujtojmë se dje përfaqësuesit e policisë u përplasën me deputetët e partisë “Qendra e Serbisë” (Srce), të udhëhequr nga kryetari i kësaj partie, Zdravko Ponosh, të cilët përpiqeshin të hynin në seancën e djeshme të parlamentit përmes hyrjes kryesore të quajtur “Çacilend”.

Pas incidentit me deputetët e SRCE-s, deputetët e opozitës në një takim me kryetaren e parlamentit, Ana Brnabiq, dhe me të gjitha grupet e tjera parlamentare kërkuan që të largohet pengesa rreth vendbanimit të tendave para ndërtesës së parlamentit dhe t’u lejohet hyrja e pakufizuar.

“Gjatë dy ditëve në vijim do të lejohet kalimi i deputetëve në drejtim të Kuvendit të Serbisë”, tha kryetarja e parlamentit në takim me deputetët e opozitës lidhur me sjelljen e policisë ndaj deputetëve të SRCE-s. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Mašina (@masina.rs)


View this post on Instagram

A post shared by Natalija Stojmenović (@_natalija_stojmenovic)