FOTO/ Të maskuar dhe me kallashnikov në dorë - Ja momenti kur atentatorët i bëjnë pritë Julit të Pashakos

Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ngjarja dhe Policia e Lushnjës, ende nuk ka gjurmë të personave që qëlluan me kallashnikov ndaj 45-vjeçarit Julian Sula, i njohur ndryshe edhe si Juli i Pashakos.

Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve të cilat kane fokusuar momentin e gjuajtjes me armë.

Siç duket edhe në foto, atentatorët kanë qenë dy persona, të cilët kanë dalë nga makina që e kishin parkuar në kthesën e rrugës Misto Mame. Ata janë me maskë të zezë në fytyrë dhe kapele .Sapo kanë parë makinën tip ‘BMW’ të Julian Sulës që hyri në këtë rrugë ata zbresin nga mjeti dhe gjuajnë me kallashnikov. Dalja e tyre ka qenë me vonesë pasi makina e shënjestrës kalon me shpejtësi. Kjo ka bërë që Juli i pashakosh t’i shpëtojë sërisht një tjetër atentati të mirëorganizuar ndaj tij.

Atentati ka zgjatur vetëm 10 sekonda. 6 plumba kanë prekur makinën e Sulës ndërsa një plumb e ka fshikur në këmbë. Pas kësaj autorët dogjën makinën se bashku me armët në fshatin Lifaj. Ndërsa Julian Sula fillimisht shkoi në lokalin e tij në Karbunarë dhe më pas në shtëpi. Ka qëndruar disa minuta dhe më pas shkoi të mjekonte këmbën në spital. Deri tani policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 18 persona në lidhje me ngjarjen por edhe të afërm të 45-vjeçarit.

Pistat ku po hetohen janë disa duke nisur nga e kaluara e Julian Sulës në vitin 1997 e deri më sot, si lidhjet e tij me trafikun e narkotikëve, bizneset.