Revolta e minatorëve të Spaçit/ Bushpreni: ‘Tete Albania’ shpërfill kërkesat, konflikti ka arritur në pikën kritike
Situata mes minatorëve të Spaçit dhe kompanisë ‘Tete Albania’ është përshkallëzuar ndjeshëm, teksa protesta e tyre ka hyrë në një fazë të re dhe më të ashpër. Minatorët, të cilët nisën protestat më 8 tetor dhe shpallën grevë të përgjithshme pa afat më 13 tetor, po përballen jo vetëm me shpërfilljen e kërkesave të tyre, por edhe me pushime masive nga puna.
Në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, përfaqësuesi i minatorëve grevistë, Albert Bushpreni, tha se të gjitha kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër nga ana e kompanisë. Ai thekson se shkaku kryesor i konfliktit, është mosnjohja e sindikatës së tyre.
“Duke u parë të pambrojtur, ne bëmë sindikatë. U aderuam në Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë, me president Kol Nikollën”, shpjegon Bushpreni.
Megjithatë, kompania refuzon ta njohë këtë organizim, duke e konsideruar të paligjshëm. Këtë pretendim, përfaqësuesi i minatorëve e hedh poshtë, duke argumentuar se ata janë pritur edhe në Parlamentin e Shqipërisë.
Albert Bushpreni: Tani greva jonë, protesta si fillim, vijon që nga data 8 tetor. Në datë 13 kemi shpallur grevë pa afat. Të gjitha kërkesat tona kanë rënë në vesh të shurdhër, nga kompania që vjen në fjalë.
Kompania ‘Tete Albania’, sepse turke ata e kanë si, si kështu po t'ju thuash turq e marrin si racizëm. Se ju vjen turp ndoshta ngaqë janë turq, ku di unë. Problemi është se janë vënë në, në dijeni të gjitha instancat, kuptohet, për grevën e të tjera dhe të them realitetin, shumë avash është vepruar në drejtim të minatorëve. Gjej rastin të përshëndes Erion Braçen dhe Bujar Leskajn, dhe gjithë deputetët e zonës tonë, që mbulojnë Mirditën, Hoti, Gjek Markaj, Piroli, Gjin Gjoni, që kanë qenë atje te ne, na kanë vizituar shpesh, por të qenit në opozitë si duket nuk ju jep shumë hapësirë as atyre. Përfundimisht, mbasi janë kaluar të gjitha afatet e marrëveshjeve siç e njeh ligji me kompaninë, sepse duhet të theksojmë që sherri i gjithë kësaj loje, thembra e Akilit, është sindikata. Që duke u parë të pambrojtur, ne bëmë sindikatë. U aderuam në Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë. Me president Kol Nikollën. Dhe këta nuk e njohin. Akoma pretendojnë që është e paligjshme, ku di unë. Tani në Parlamentin Shqiptar, e ligjshme se në parlament nuk besoj se ata ligjvënësit thirrën njerëz të paligjshëm atje.
Ata të paligjshmit shkojnë nëpër...gjëra të tjera, jo në institucionin më të lartë ligjvënës. Nejse, përfundimisht kemi kaluar në të gjitha afatet që parashikon rregulli për t'u marrë vesh, me gjithë shkresat e njëpasnjëshme të Konfederatës.