Qarku Korçë nën monitorim, rëshkitjet e dherave në rrugë kërkojnë ndërhyrje
Sipas raportimeve të deritanishme nga strukturat përgjegjëse të bashkive, nuk evidentohen problematika të reja në territor. Puna për normalizimin e situatave dhe garantimin e sigurisë së komuniteteve vijon pa ndërprerje.
Bashkia Kolonjë
Gjendja e rezervuarëve paraqitet e qëndrueshme.
Është ndërhyrë me ekskavator në argjinaturën e përroit të Shtikës dhe Bezhanit.
Në fshatin Gostivisht është punuar me fadromë për largimin e dherave të rrëshqitura në rrugë.
Vijojnë punimet në urën e Qinam.
Në fshatin Starje është kryer pastrim i kanaleve me fadromë dhe punëtorë.
Bashkia Maliq
Vijon puna në argjinaturat e lumit Devoll, duke stacionuar inertet në zonën e urës.
Pas përfundimit të testimit të rrugës, do të nisë transporti i inerteve drejt zonës së çarjes së konstatuar.
Në aksin Lozhan–Mesmal po punon ekskavatori i madh për hapjen e rrugës.
OSHEE
Të gjithë fiderat janë në funksion dhe furnizimi me energji elektrike për abonentët është normal.
Prefektura e Qarkut Korçë mbetet në komunikim të vazhdueshëm për çdo zhvillim të mëtejshëm në territor.